• |
ide | kryesore

Basha: Kemi gati platformën për qeverinë tranzitore

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një lidhje telefonike në emisionin “Të Paekspozuarit” se nuk kërkon pushtet në tavolinë dhe se është i vendosur për krijimin e një qeverie tranzitore.

Basha tha se opozita e tij ka një platformë të qartë se si mund të funksionojë qeveria tranzitore. Ai madje shtoi se kanë gati një dokument që do ta diskutojnë me gjithë grupet e interesit.

“Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë. Beteja për pushtet bëhet në zgjedhje, kjo betejë bëhet për t’i dhënë fund gjendjes së grushtit të shtetit ku ndodhemi, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese me prokuror antikushtetues, me korrupsion rekord qeveritar.

Që të shkojmë në zgjedhje do të duhet një qeveri që respekton ligjin në radhë të parë. Ne nuk duam pushtet në tavolinë. Beteja është për të sjellë standarde normale, rregulla loje europiane.

Platforma jonë për oligarkinë është ligj antimafia që e kam diskutuar edhe me ju. Ne i kemi përmendur oligarkët me emër e mbiemër, nuk fshehim e nuk mbrojmë asnjë prej tyre.

Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve më. Ky njeri nuk mund të jetë më në krye të qeverisë pasi aty i dhunon zgjedhjet. Sa i përket qeverisë tranzitore, me largimin e Ramës hapet rruga për një pakt politik të ri me përfshirjen e të gjitha partive politike, përfshi këtu edhe PS.

Ka një dokument për krijimin e qeverisë tranzitore. Kemi platformë edhe për të. Do ju ftojmë ju ta diskutojmë dhe të gjitha grupet e interesit. Kemi gjithë vizionin për ta shpalosur” – tha Basha.



11 Comments

  1. Si nuk u merzite me vetem 512 fjale qe artikulon per rreth dy vjet I ke merzitur dhe cetniket e salihut,futu ne zgjedhje po ke bythe dhe leri fjalet hollanden e ke mbrapa se aty u pelqen atyre

  2. Mire qe e paske llogarit dhe ps te jete pjese e qeverise. Bravo te qofte se e ke ti ne dore.hajde rrote kari hajde

  3. se di si e koncepton ky pushtetin.
    pushteti jepet me vote edhe largohesh me vote ti me bllokim rrugesh e shton urejtjen e popullit kundrejt vetes..votat per cdo individ jane per interese personale edhe kujt i mbeshtetet ne veprimtari qe ai ka.
    E keqia eshte se ju te PD keni nderuar fustanin por keni haruar breket ju jeni figurat qe e shkateruat kete vend.duhen njerez te rinje ne politik te dashur per popullin edhe jo ju qe jeni hale ne sy.

  4. O koqe kryetar , te thuash per Patozin qe luftoi per karrike qe ska qene asnjehere minister po per ty o palle cmund te themi qe sa erdhe ne parti pa asnje 1 vit militant i saj u bere minister dhe i deshtuar ne cdo ninistri ku shkoje ashtu si dhe tani ul ne bythe si kryetar partie . Deshtaku lulush lepurushi minister M , minister B , minister J , kryetar bashkie , kryetar partie , kush eshte per karrike ketu ??? Ty tu ka ngjitur karrikja ne bythe ……

  5. O Fiore! Je qe je, pse sben edhe nje platforme per qeverisje tranzitore ne Amerike. Edhe atje trampi keq i ka punet.

  6. Platform a pritet te emertohet:
    ‘Shqipëria e Para’

    (1.çfarë te Keqe kam. Bërë une.
    2.cfare skam bere unë ne 3 dekada.
    3.cfare bej & do bej (derisa ta nxjerr në breg Punen

    ? Shkurt çfarë jam gati te bej une
    per Shqiperine!
    ? Ataturku : te luftojme – te vdesim per Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *