• |
ide | kryesore

Elbasani në alarm, 4 punonjës të FSDKSH-së dyshohet të jenë prekur nga tuberkulozi

Lajme



Katër punonjës të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në Qarkun e Elbasanit, dyshohet të jenë prekur nga sëmundja e tuberkulozit. Bazuar në informacionet paraprake të dhëna nga kolegët e të prekurve të dyshuar, ka qenë sekretarja e institucionit që u ka përçuar sëmundjen tri punonjësve të tjerë.

Sekretarja e FSDKSH-së është transportuar drejt Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku i është nënshtruar terapisë intensive. Mësohet se tre punonjësit e tjerë shërbejnë në detyrën e specialistëve në Fondin e Sigurimeve dhe të Kujdesit Shëndetësor.

Pasi u vu në dijeni të ngjarjes, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar kryerjen e analizave për të gjithë punonjësit e institucionit në fjalë. Nga ky kontroll mjekësor rezultojnë edhe të tjerë të prekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *