• |
ide | kryesore

Klopp zbulon lëvizjet e Liverpool: “Nuk e marrim Insigne”

Sport



Në javët e fundit janë bërë gjithnjë e më insistues zërat për një divorc të mundshëm mes Napoli e Lorenzo Insigne, që duket sikur i ka thyer raportet me ambjentin, duke nisur interesimin e klubeve të rëndësishme europiane, e mbi të gjithë Liverpool. Për të qartësuar pozicionin e klubit anglez ka menduar vetë Klopp, që e ka hedhur poshtë si mundësi, edhe pse ushqen simpati për lojtarin: “Ne nuk do ta marrim Lorenzo Insigne. Është një lojtar i mirë, por i lidhur me Napoli nga një kontratë e gjatë. As nuk do të provojmë ta marrim”.

Fjalë kategorike të thënë nga tekniku i Reds gjatë konferencës së shtypit para ndeshjes së ardhshme kundër Huddersfield: “Insigne nuk do të firmosë me ne – ka thënë Klopp përpara se të tregojë linjën e merkatos së ardhshme të Reds – Do të kërkojmë si gjithnjë të përmirësojmë skuadrën. Grupi është i ekuilibruar e sidoqoftë planet tona nuk do të bëhen publike. Nëse do të jetë merkato më e madhe e bërë ndonjëherë nga ne? Jo, por do të surprizoheshit nëse do të thosha të kundërtën. Ne jemi gjithnjë vigjilentë, shohim cfarë ndodh, por për momentin nuk ka asgjë për të thënë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *