• |
ide | kryesore

Operacioni “Fundi i arratisë”, arrestohet 23-vjeçari nga Burreli

Lajme



Policia e qytetit të Burrelit ka vënë në pranga 23-vjeçarin me iniciale E.D., për arsye se rezultonte i shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri.

I ndaluari dyshohet se më datë 30 dhjetor të vitit 2018, ka qenë pjesë e një konflikti me shtetasin me iniciale E.H., të cilin në përleshje e sipër e ka qëlluar me armë zjarri.

Arrestimi i të riut është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Fundi i arratisë”. Bazuar në materialet hetimore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Mat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municonit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *