• |
ide | kryesore

Pogradec/ Trafikonin lëndë narkotike dhe mbanin armë pa leje, në pranga dy persona

Lajme



Policia e qytetit të Pogradecit ka arrestuar në flagrancë dy persona nën akuzat e “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.  Nga informacionet paraprake, të ndaluarit A.P., 37 vjeç dhe J.P., 25 vjeç, numëronin precedentë penalë në veprat e lartpërmendura.

Gajtë kontrollit të ushtruar nga efektivët e Policisë, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, si edhe tre krehëra me 34 copë fishekë luftarakë, që zotëroheshin pa autorizimin përkatës.

Materialet hetimore i janë përcjellur Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Pogradec, që pritet të japë pretencën mbi dy veprat penale të kryera në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *