• |
ide | kryesore

Rama e kërcënoi me Burg. Basha i përgjigjet nga autostrada e bllokuar

Arkiva, Të fundit

Sot Lulzim Basha dhe Edi Rama i kanë treguar dënimet me burg njëri- tjetrit. Nëse Rama nga parlamenti tha paradite se nuk do të ketë ndjekës të gatshëm ti binden Lulzim Baashës për të bërë 3-7 vite burg duke djegur kutitë e 30 qershorit, kryedemokrati i’u përgjigj nga autostrada që kishte bllokuar në Milot se jo vetëm zgjedhje farsë nuk do të ketë, porr edhe se vjedhësit e mparshëm të zgjedhjeve do të përfundojnë në burg.  “Këtë e di edhe bufi, edhe vëllai i bufit Edi Rama, që të dielën e 30 qershorit ne nuk do të lejojmë zgjedhje  fasadëë, sepse opozita as nuk klonohet as nuk shpiket. Zgjedhje nuk do të ketë në asnjë qëndër të vetme votimi,” tha Basha.

Ai nuk harroi ti përgjigjej edhe këcënimeve me burg që kryeministri u bëri atyre demokratëve që do të guxonin të prishnin procesin elektoral.  “Në burg do të përfundojnë Dako dhe Gjiknuri, që janë të kapur me prova duke vjedhur vota” tha ai.

©Lapsi.al

5 Comments

  1. Mos e besoni kete qelbesire. Basha i preu ne bese Kuksianet per Rrugen e Kombit, kur Krye qelbesara Kryeminiter e grabiti duke ia falur 2 privateve, qe te bejne taksidarin.
    Fatkeqesi we Shqiperia ka nje Opozite me nje te shitur.

    Cfare biseduan 2 qelbesirat, 6 ore, koke me koke, pas Cadres?

    Te PANGOPUR

  2. Si nuk ka turp KY maskara hajdut,na la ne mes te rrugeve me Republiken e re.Asnje time bythen nuk hiqet per kete klloun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu