• |
ide | kryesore

Rama i vendosur: Do të ketë zgjedhje më 30 qershor, nuk ndalemi nga kërcënimet

Lajme, Të fundit

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kryeministri Edi Rama është shprehur se pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

“…Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë mbrapsht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish të jashtëzakonshme për rindërtim. Në vend se të luftojë me program dhe ide ka zgjedhur të luftojë me kërcënime dhe kapsolla. Në vend se t’i përfaqësojë zgjedhësit e vetë në këtë sallë dhe në zgjedhje ka vendosur t’i nxjerrë dhe ata nga rruga e betejës demokratike e në vend se t’i udhëheqë në rrugën e betejës demokratike ka vendosur t’i përdorë si mish për top duke u fshehur pas tyre. Është shumë e rëndë dhe e padëgjuar, e papranueshme nga askush, as nga vetë shumica dërrmuese e zgjedhësve të Bashës apo Kryemadhit. Por ndërkohë edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përveç se të vijojmë rrugën tonë pa u ndalur të merremi me ta, domethënë pa devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit pavarësisht kërcënimeve, shantazheve apo rreziqeve të një procesi kur dy parti politike përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e bashkive në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi Rama.

Ai tha se ‘Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ndryshe nga unë, ndryshe nga ne mendojnë se këto zgjedhje janë anormale, por dua t’ju them se kjo nuk është as zgjedhja jonë e as faji ynë’. Kreu i qeverisë kujtoi dhe njëherë marrëveshjen e 2017 me kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilën tha se maxhoranca kaloi ylberin.

“Në këndvështrimin tim kemi bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mund të bënim më shumë, mbase unë nuk e di. Është mirë që të ngulmojmë që të gjitha ta kujtojmë çdo ditë në këtë periudhë se çfarë ne kemi bërë dhe askush të mos e harrojë se jemi ne që e kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjes pa opozitën dhe zgjedhje me opozitën kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht, prova është në sytë e kujtdo që ka një kujtesë të gjatë sa dy vjet. Këtu e 2 vjet më parë ishim në të njëjtën situatë kur Lulzim Basha e partia e tij ishin futur në çadër, ndërsa aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeverisë në pritje që të binte qeveria. Dhe në 2017 ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri, por edhe në raport me vetë mandatin tonë duke praktikisht ndarë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke iu besuar atyre ministrinë e Punëve të Brendshme, plus ministritë e tjera dhe agjencitë më të rëndësishme shtetërore. Sepse edhe në kushtet kur BE dhe SHBA-të e mbyllën gjithë kapitullin e gjatë të përpjekjeve për të arritur një kompromis dhe deklaruan me keqardhje për opozitën dhe duke e fajësuar drejtpërdrejt opozitën se zgjedhjet duhet të mbaheshin dhe se zgjedhjet ishin legjitime dhe se qeveria e parlamenti i dalë prej atyre zgjedhjeve ishin në legjitimitet të plotë”, theksoi kryeministri.
Ai u shpreh më tej se “nëse do ishim një forcë politike thjesht dhe vetëm e lidhur me pushtetin dhe do ta shikonim procesin demokratik si një rrugë për të marrë pushtetin s’kishim asnjë arsye që t’i luteshim për të mos braktisur procesin”.

“Do kishim një parlament me të gjithë deputetët dhe pa deputetë të PD e as LSI dhe nga pikëpamja e legjitimiteti askush nuk do e vinte në diskutim legjitimitetin. E bëmë këtë zgjedhje dhe kjo kujtesë duhet t’ju vlejë të gjithë atyre që zgjedhjet janë anormale kur dy parti i kanë braktisur ato por nuk duhet të mendojnë se jemi ne që e duam këtë gjë”, u shpreh kreu i qeverisë.

8 Comments

  1. E ka vendosur likja daten e zgjedhjeve dhe jo rama o shkullak,mos I provokoni shpellaret e skifterat e salihut,se sulen si te cmendur duke komentuar.

  2. PO MBOLLE FERRE NUK DEL DOMATE , FERRE DO DALI . KY VEND JET E MOT KA PRODHUAR VETEM KURVA (NE UDHEHEQJE) , BURRAT E VERTET KETA OSE I SPOSTOJNE OSE I VRASIN . PRANDAJ JET E MOT JEMI NE KETE GJENDJE .

  3. Narrativa e opozites eshte qe po lufton me bande, jo me parti. Per t’i qendruar besnik kesaj narrative , kercenimet dhe kapsollat jane shume pak. Pengesat e qeverise ndaj zbardhjes se dosjeve 339,184 jane nje vete-inkriminin i bere faqe te gjithe, qe konfirmon cdo fjale te opozites, qofte edhe nga goja e flamur nokes. Cdo gje mund te relativizohet, edhe nazismi. Por a jemi ne te gatshem te jetojme ne nje sistem qe relativizon marrjen e pushtetit me banda? Kercenimet dhe kapsollat jane shume pak. Shume pak!

  4. Grushti top t’u bëftë!!! Shkatërrojeni këtë vend, se asgjë të mirë nuk presim nga politikanët si ju.
    Zoti ju dhëntë atë që meritoni, ndërshkimin!

  5. Kaq shume servila e imoral qe ke ,Po ben shume pak.Dikush qe krenohet se ti e poshteron ndjehet edhe i priviligjuar!!!!E Kush krenohet me ty eshte Si puna asaj Kurve qe punon gjith Naten e ne mengjes i jep jep leket me gezim te turtori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu