• |
ide | kryesore

Rona Nishliu, së shpejti mama

Paparazzi, Slider



Në muajin shtator të vitit 2018-të këngëtarja e njohur shqiptare Rona Nishliu i dha fund beqarisë në një dasëm shumë private me bashkëshortin e saj Fiorin. Këngëtarja ka mbajtur një koncert në Prishtinë ku ka prezantuar albumin e saj më të ri. Me këtë rast ka dhënë edhe lajmin e mirë se ajo është në një pritje të ëmbël. “RTV21” ka shkruar se në kopertinën e këtij albumi Rona ka bërë një dedikim ku shkruar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Këngët e saj më të reja ajo ia dedikon bebit të saj dhe të gjitha fëmijëve të cilët duhet ta njohin  muzikën kombëtare.

Këngëtarja shkruan kështu në kopertinën  e albumit:
“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur  prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mija, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etc. Jam falënderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *