• |
ide | kryesore

“Shuplaka” nga Gjermania: “Nuk duhet fajësuar vetëm opozita për hapin e saj ekstrem, por…”

Lajme, Të fundit

Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Christian Schmidt ndodhet për vizitë në Tiranë për tu takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pyetur nga Vizion Plus, në lidhje me krizën politike në Shqipëri, Schmidt shprehet se palët duhet të ulen në dialog.


“Qeveria dhe opozita janë pjesë e një demokracie funksionale. Kjo gjithashtu do të thotë se të gjithë kanë një shans të drejtë për të shprehur publikisht pozicionin e tyre. Jo vetëm nga pikëpamja e opozitës, për fat të keq, ekziston shqetësimi se kjo drejtësi nuk ekziston në Shqipëri.


Nuk duhet fajësuar veten opozita e cila ka marrë hap ekstrem. Duhet tu kërkohet të gjithëve, posaçërisht qeverisë. Natyrisht, në fund, një parlament i plotë duhet të jetë në gjendje të punojë dhe të marrë vendime. Unë jam i shqetësuar sepse kultura e bashkësisë së të gjithë demokratëve është çrregulluar rëndë”.

I pyetur për mundësitë e zgjidhjes se këtij ngërçi, Schmidt thekson se është garancia janë zgjedhjet e lira e të drejta.

“Problemet në Shqipëri duhet të zgjidhen para së gjithash nga shqiptarët. Kjo përfshin besimin në mënyrë të besueshme se kriteret Kopenhagenit të BE-së për sundimin e ligjit. Gjermania është një partner konstruktiv dhe i përkushtuar për këtë.

Nëse dëshironi të vini në Bashkimin Evropian, ju duhet të pranoni Rregullat e Shtëpisë Evropiane. Kjo përfshin sigurimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Prandaj, pres që gjetjet e prokurorit mbi manipulimin e zgjedhjeve do të hetohen dhe autorët do të dënohen. Testi ardhshëm për këtë do të jetë zgjedhjet lokale në qershor”.

Gjithashtu raportuesi për Shqipërinë Christian Schmidt shpreh shqetësimin e tij është për artikulimet rreth tezës së “Shqipërisë së Madhe”. Ai bën apel për vetëpërmbajtje ndërsa thotë se të gjithë duhet të punojnë për integrimin në Bashkimin Europian.

4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu