• |
ide | kryesore

Video/ Tifozët e Fiorentinës konfrontohen me policinë në Bergamo: një i arrestuar

Sport, Video



Që nuk do të ishte një klimë e qetë në vigjilje të ndeshjes së kthimit për gjysmfinalen e Kupës së Italisë mes Atalantës e Fiorentinës ishte kuptuar. Por këtë herë problemin e kanë krijuar tifozët Viola, reth 100 prej tyre për të qenë më të saktë, që kanë nisur konforntimin me Policinë në hyrje të derës së sektorëve për miqtë në stadiumin e Bergamos.

Rreth orës 19, sapo arritën tre autobusë me tifozë të Fiorentinës në sektorin e caktuar, kanë tentuar të dalin nga perimetri i tyre, duke detyruar forcat e rendit, të rreshtuar me katër mjete të blinduara në rrugë, të ndërhyjnë duke përdorur gaz lotsjellës. Një tifoz është arrestuar, ndërsa policët janë sulmuar edhe me hedhje shishesh, por situara po kthehet drejt normalitetit.

https://www.youtube.com/watch?v=AOJZxdWjUDQ



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *