• |
ide | kryesore

Zgjedhjet Europiane 2019, Brukseli bën bilancin e sfidave të Parlamentit aktual

Planet



Me afrimin e zgjedhjeve evropiane që do të mbahen përgjatë intervalit treditor 23-26 maj, zyrtarët e Brukselit kanë bërë një rezyme tematike të çështjeve më të rëndësishme me të cilat është ndeshur Parlamenti aktual përgjatë legjislaturës 5-vjeçare. Përpilimi i këtij dokumentimi nis me referendumin e nëntorit të vitit 2016 për çanëtarësimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Me një rezultat tejet të ngushtë votash (51.89% kundrejt 48.11%), britanikët vendosën pro largimit nga bashkësia evropiane.

Më tej, legjislativi që grupon përfaqësues nga 27 vendet anëtare të Unionit, u përball me krizën e borxhit në Eurozonë. Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, sfidoi Berlinin me moszbatimin e politikave shtrënguese të kursimit, duke vënë në rrezik stabilitetin e Sistemit Monetar Evropian. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, BE-ja do ta gjente veten duarlidhur kur rreth 1 milionë emigrantë kapërcyen Mesdheun në vitin 2015 në kërkim të azilit.

Një rrymë terrori do të përhapej në epiqendrat e jetës politike, sociale dhe kulturore të Evropës nga i ashtuquajturi shtet islamik, ISIS. Redaksia e revistës satirike franceze, Charlie Hebdo, Bataclan-i në, mjetet e transportit publik në Bruksel, si edhe tregjet e Krishtlindjes gjetiu, ishin disa nga dhjetëra objektivat e sulmeve terroriste.

Kanosja e privatësisë dhe të dhënave digjitale në pikun e epokës teknologjike, do të ekspozonte problemet e abuzimit me besimin e konsumatorit, të cilave PE-ja do t’u përgjigjej me miratimin e Rregollorres së Përgjithshme të të Dhënave Personale, GDPR-në.

Në mënyrë të padyshimtë, protestat e jelekverdhëve do të mbetën gjatë në kujtesën e çdo francezi, por edhe të europarlamentarëve dhe burokratëve të Brukselit në tërësi. Civilët francezë u derdhën në rrugë për të protestuar ndaj politikës së Presidentit Emmanuel Macron për rritjes së taksave dhe të çmimi të naftës. Lëvizja fitoi pëlqimin dhe mbështetjen e mbarë evropianëve,  të përbashkuar nga pakënaqësis ndaj standarteve të ulëta të jetesës.

Nuk do të mungonin as skandalet, kur për shembull pronari i firmës gjermane të prodhimit të automjeteve, Volksëagen, falsifikoi të dhënat e emetimeve të gazrave për t’ia hedhur paq nga inspektorët e cilësisë.

Megjithatë, sipas një thënie proverbiale, shpresa vdes e fundit dhe ashtu mund të thuhet edhe në përmbyllje të cikli të PE-së, kur aktivistët për ndryshimet klimaterike, mes të cilëve adoleshentja suedeze, Greta Thunberg, po udhëheq protestat globale mes të rinjve që u apelojnë vendimmarrësve të marrin nën kontroll ngrohjen globale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *