• |
ide | kryesore

Allegri ngre zërin: “Champions i bukur dhe bastard. Së shpejti do takohem me Agnelli”

Sport



Massimiliano Allegri ka bërë të ditur dëshirën për të qendruar në Torino. Presidenti i Juventus Andrea Agnelli ka konfirmuar qendrimin e teknikut në bardhezi. Por të dy duhet të takohen për të mësuar nëse ishin deklarata në të nxehtë e sipër apo një vendim konstant për të vazhduar së bashku në kërkim të asja Champions League torturuese. “Së shpejti do të takohem me Agnelli, do të ketë një përballje: është e nevojshme të jemi të kthjellët për të programuar fitore të reja”.

Tekniku, pikërisht në vigjilje të sfidës me Inter, ka bërë të qartë se nuk dëshiron të lëshojë asgjë: “Kundër Inter dua të bëj rezultat, Chiellini kthehet dhe do të luajë”. Një mendim nuk mund të mungonte për eleminimin nga Champions League: “Një kompeticion sa i bukur aq edhe bastard, nuk arritëm në cerekfinale në kondicionin më të mirë fizik” sqaroi tekniku bardhezi.

Icardi është sulmuesi që i ka ndëshkuar më shumë ndër zikaltrit, e ndoshta një emër që Allegri mund ta ketë në dispozicion në sezonin e ardhshëm: “Një lojtar i jashtëzakonshëm, na ka shënuar shumë shpesh. Duhet të tregohemi të zotë të mos e lojojmë, nëse do të luajë. Do vijë edhe hera e patë në të cilën nuk do të na bëjë gol…”, përfundoi Allegri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *