• |
ide | kryesore

Basha prezanton programin e PD për shëndetësinë: Brenda 4 vitesh rroga e mjekëve shkon 1200 euro

Lajme, Të fundit



Partia demokratike ka vijuar me paraqitjen e programit politik në shëndetësi. Në takimin rajonal për vizionin dhe sfidat e shëndetësisë, kreu i PD akuzoi qeverinë se po e shkatërron këtë sektor më anë të PPP-ve korruptive dhe të pakontrolluara, dhe si rezultat i kësaj sipas kreut të PD pacientët po konsumojnë ilaçe të skeduara.

“1 në 10 ilaçe sipas Organiztatës Botërore të Shëndetësisë bën pjesë në industrinë e fake-drugs. Një vit para se qeveria Rama ti hapte derën kanabisit, pastaj heroinës dhe kokainës, i hapi derën mafias farmaceutike.”, tha Basha.

Kreu i PD premtoi para studentëve të mjekësisë se me ardhjen e tyre në pushtet do të rrisë pagën minimale për mjekët dhe infermierët.

“Brenda 4 vjeçarit të qeverisjes sonë, paga minimale për mjekët do arrijë 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët do arrijë 700 euro në muaj.”, tha Basha.

Deputeti i CDU-së në Budenstagun gjerman Martin Henze, i cili po asiston selinë blu në hartimin e programit, kërkoi nga qeveria që të kontrollohen dhe të monitorohen PPP-të dhe të mos jepen për një afat mbi standardet e BE-së.

“Ju ne Shqipëri duhet të keni një ligj të posaçëm për PPP-të. Rekomandimi ynë është që të respektohen kriteret e BE-së që të mos krijohen monopole. Koncensionari i Check up në Shqipëri ka krijuar monopol dhe kjo ka sjellë ndikim negativ në cilësi. Monopoli në një sektor prek konkurrencën e lirë.”, tha Martin Henze.

Ndër të tjera deputeti gjerman tha se në vendet e BE-së tenderët jepen për një afat kohor 40-80 vjet.



6 Comments

    1. O Jari vari-karin, po 300 mijë vendet e punës etj etj etj ku janë?! Po parqet dhe zero ndërtime në Tiranë?! Me aq mjekë sa kanë ngelur në Shqipëri se po ikin dita ditës ai premtim mbahet për 2 vjet jo për 4! Ik ha 1 sufllaqe tani!

  1. Shkullak eshte turp per ty qe boton keto karrlliqe edhe lopet do te pjellin 4 here ne vit,vetem KY bolja te vije ne fuqi.

  2. Kjo ishte paga minimale po maksimale pse nuk na e thua o lulu dhe ne cfare viti fillon o lulu se tani e bere balte,nuk do ikesh ne hollande kete fund jave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *