• |
ide | kryesore

E PLOTE/ Zbardhet dëshmia para hetuesve e grabitësit të penduar të Rinasit

Kryesore, Lajme



Zbardhet dëshmia e Alkond Bengasit, njërit prej 6 të arrestuarve për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në 9 prill. Sipas deklarimeve të 34 vjeçarit Bengasi, i cili është dhe i afërm i Klement Çalës, sqarohet se, çdo gjë ka nisur para 6 muajsh në një drekë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

“Ata më kërkuan që të shkoja në Kavajë për të marrë një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kisha fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam tek Shkëmbi i Kavajës. Në një restorant na prisnin 3 persona. Një prej tyre u prezantua si Admir Murataj, teksa ishte nën shoqërinë e 2 personave nga Kosova, një prej tyre e thërrisnin “Daja”, ndërsa tjetrin “Tani” – ka rrëfyer i penduari.

Sipas prokurorëve që kane zbardhur skemën, në këtë takim kanë qenë të pranishëm Admir Murataj, Klement Çala, Eldi Çala, Talo Çela, një shtetas kosovar me pseudonimin “Daja” i identifikuar më pas si Ragip Hajdini, Renaldo Sula, Saimir Çela, Oltion Veseli dhe një person me emrin, “Tani”.

Në dosjen e Prokurorisë, e cila bazohet në dëshminë e Begasit, thuhet se pas arratisjes nga Greqia, Klement Çala dhe Admir Murataj kishin hapur një restorant së bashku në zonën e Liqenit të Thatë në periferi të Tiranës aty ku banonin të dy.

Në dosje thuhet se Alkond Bengasi është marrë në pyetje për vrasjen e avokatit Ravik Gurra duke qenë se konsiderohej kontingjent kriminal. Bashkë me të është pyetur dhe babai i Klement Çalës. Për këtë arsye Klement Çala i ka shkuar në shtëpi dhe e ka lajmëruar që të ketë kujdes se policia mund t’i ketë vendosur përgjues dhe se “këto ditë do të dëgjonte një tronditje të madhe” duke nënkuptuar grabitjen.

“Vetëm pas grabitjes unë kuptova se në këtë ngjarje kishin marrë pjesë Admir Murataj dhe Klement Çala” – është shprehur Bengasi përpara prokurorëve. Ai ka rrëfyer se menjëherë pas ngjarjes kishte fikur telefonin, sepse kishte frikë.

Në dosjen e Prokurorisë Alkond Bengasi rrëfen edhe takimin e fundit me Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me policinë pas grabitjes.

“Herën e fundit që unë e kam takuar Admir Muratajn në momentin që po zbrisja për të blerë cigare të dyqani që ndodhet afër pallatit, dyqan i cili ndodhet në pallatin e Klementit, ka qenë rreth 6 ditë para se të ndodhte grabitja në Rinas.

Një person më fishkëllen dhe unë kthej kokën dhe arrita të dalloj Admir Muratajn, i cili më thirri ‘o nip’ dhe unë kam shkuar dhe jemi takuar dhe aty shikoj se në automjetin golf ngjyrë e bardhë me targa kosovare ndodhej edhe Daja nga Kosova, i moshës rreth 50 vjeç, Qeros.

Pasi Admiri më ka dhënë dorën dhe më ka përshëndetur ai ka hyrë në shkallën e pallatit ku banon Klementi dhe është ngjitur lart. Unë sa herë e kam parë shtetasin Kosovar, e kam parë që ai ishte në shoqërinë e Admir Muratajt.” – ka rrëfyer Bengasi për prokurorinë e Krimeve të Rënda, citon lapsi.al.

Mësohet se Admir Muratajt, gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe një bllokues valësh telefoni, bashkë me armën, një granatë artizanale dhe një tymyese.

Sipas asaj që thuhet në dosje ishin 5 persona të veshur me kamuflazh që hynë në aeroport, ndërkohë që bankat nuk e kanë zbardhur ende sa është vlera monetare e grabitur, pasi nuk kanë raportuar ende pranë Prokurorisë.

Prokurorët kanë sqaruar se i pari që u identifikua pas vrasjes së Admir Muratajt ishte Alkond Bengasi. Ai u tradhtua nga një gjurmë gishti e zbuluar në mjetin “Chevrolet” që u përdor për grabitjen.

Prokuroria shpjegon se, gjatë hetimit për njohje personash me fotografi, Bengasi ka identifikuar përmes fotove të dyshuarit e tjerë që ishin gjendur në drekën te “Shkëmbi i Kavajës”. Dy prej të arrestuarve, Saimir Çela dhe Renaldo Sula janë vënë në përgjim ambiental në polici ku në një moment i thonë njëri – tjetrit në 20 prill 2019:

Saimir Çela: Çfarë tersi, e dija.

Renaldo Sula: E kanë marrë vesh ata? Qysh t’ia bëjmë?

Data 21 prill 2019

Renaldo Sula: Qysh t’ja bëjmë, qysh t’ja bëjmë ëë? Do paguajnë ato k…do e hamë keq, do e hamë keq…

Saimir Çela: Mos thuaj gjë.

Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë tre të arrestuarve Renaldo Sula, Oltjon Veseli dhe Saimir Çela zbardhen të gjitha rolet e të prangosurve dhe atyre që janë shpallur në kërkim.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Elton Piklin, të arrestuarin e 5-të të grabitjes së Rinasit. 32-vjeçari nga Kruja ka mohuar akuzat duke këmbëngulur se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Edhe i prangosuri tjetër, Oltion Veseli, kërkon lirinë në Apel.

Deri tani në pranga janë vënë 6 persona dhe i fundit është Ragip Hajdini, nga Kosova me pseudonimin “Daja”, i cili është prangosur në Kavajë. Të arrestuarit e tjerë janë Alkond Bengasi, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli. Dyshohet se numri i personave që janë përfshirë në këtë ngjarje arrin në 17. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Keta grabitesit e penduar,a ju kane treguar ku jane parat e vjedhura?Llafet e tjera jane fukarallek.Problemi eshte ku jane parate.Keta qe na qenkan bashkepunetore dhe te ndershem,se qenkan penduar,te tregojne parate dhe vetem parate,kur ti shtjerre ne dore parate,atehere policia dhe prokuroria le te emerret dhe me historite e kesaj organizate,qe me shume paska bashkepunetore me policine,sa sa me shoket e tyre.

    1. Ky eshte filmi i rradhes i rilindjes komuniste. Vetem budallenjte i besojne ketyre bashkpunuesve te penduar. Ketu e kupton cfare lavazh truri i ka bere rama njerzve.

  2. Kur dashuron salih bisturine per gjithcka te keqe qe ka bere,keto pordh me rigon te duken o cetniket e salihut,pse nuk flet njeriu I perallave dixhitale,ka nje jave qe po vuan se banditet e grupit salih po arrestohen nje nga nje dhe fijet e financimit qe kjo bande I bente familjes berisha dhe pd,pse salihu ju ka braktisur ju cetniket e por haleve ku ju komentoni per 24 ore,shkoni kara cetnike me mire bjerini me dore se te mbroni salihun e ngordhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *