• |
ide | kryesore

Fajësoi arbitrin, dënohet nga UEFA: grusht i rëndë për Neymar në Champions

Sport



Grusht i rëndë i Uefa kundër shfryrjes së tërbimit në rrjetet sociale të Neymar, pas humbjes së Psg kundër Manchester United në Champions League. Komisioni i Disiplinës e ka skualifikuar sulmuesin brazilian për tre ndeshje me motivacionin “akte ofensive e provokim kundër zyrtarëve të ndeshjes”. Një pozicionim i ashpër i qeverisë së futbollit europian, që dënon rëndë lojtarin, fajtor se drejtoi gishtin kundër arbitrit të ndeshjes, Damir Skomina, e Massimiliano Irrati tek VAR në lidhje me penalltinë e akorduar për faullin me dorë të Kimpembe.

“Ky është një turp! Vendosin persona që nuk kuptojnë nga futbolli të kontrollojnë imazhet. Nuk ekziston! Si ka mundësi djaloshi të godasë topin me dorë kur është i kthyer me shpinë? Ik q**”, kishte shkruar Neymar në profilin e tij në Instagram, duke sulmuar hapur arbitrin e ndeshjes e Var. Një shfryrje inati që do ti kushtojë tre ndeshje skualifikim. Dënim që ylli i Psg duhet ta kryejë në Champions League 2019/2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *