Një grua thuhet se qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, pasi ai kishte harruar të blinte kofshë pule për darkë. Sipas medieve lokale Wu Shouchun u kthye në shtëpi pa ushqim më 13 prill, por gruaja e tij, Luo e qëlloi për vdekje.
Tashmë ajo është akuzuar për vrasjen e babait të dy fëmijëve të tyre. Të afërmit e Shouchun thanë se gruaja e tij ishte bërë agresive që kur ata u martuan. Ndërsa një kushëri i burrit u tha mediave kineze ajo e godiste vazhdimisht burrin e saj, por ai asnjëherë nuk është hakmarrë.
Sipas fqinjëve, çifti i cili kishte një djalë dhe një vajzë dëgjoheshin duke bërë sherr çdo ditë. Ai Changying, mamaja e Shouchun, tha se djali i saj ishte në një darkë pune kur gruaja e tij kërkoi që t’i sillte disa këmbë pule, megjithatë ai harroi t’i merrte ato gjatë kthimit për në shtëpi.
Nëna e tij ishte në banjë në kohën e sulmit dhe vrapoi kur dëgjoi mbesën e saj duke qarë, duke gjetur të birin në një pellg gjaku.



Ky kinezi nje grua paska dhe e paska vrare per kete neglizhence,apo harrese,,po Rama qe ka patur mbi gjashte gra,si nuk i ka qelluar te pakten njera,si kjo kinezja,qe ne fakt i ngjaka per nga huqet,vete Rames agresiv dhe i semure psikik.