• |
ide | kryesore

FOTO/ Gruaja vret burrin sepse harroi të blinte kofsha pule për darkë

Lapsi Leaks



Një grua thuhet se qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, pasi ai kishte harruar të blinte kofshë pule për darkë. Sipas medieve lokale Wu Shouchun u kthye në shtëpi pa ushqim më 13 prill, por gruaja e tij, Luo e qëlloi për vdekje.

Tashmë ajo është akuzuar për vrasjen e babait të dy fëmijëve të tyre. Të afërmit e Shouchun thanë se gruaja e tij ishte bërë agresive që kur ata u martuan. Ndërsa një kushëri i burrit u tha mediave kineze ajo e godiste vazhdimisht burrin e saj, por ai asnjëherë nuk është hakmarrë.

Sipas fqinjëve, çifti i cili kishte një djalë dhe një vajzë dëgjoheshin duke bërë sherr çdo ditë. Ai Changying, mamaja e Shouchun, tha se djali i saj ishte në një darkë pune kur gruaja e tij kërkoi që t’i sillte disa këmbë pule, megjithatë ai harroi t’i merrte ato gjatë kthimit për në shtëpi.

Nëna e tij ishte në banjë në kohën e sulmit dhe vrapoi kur dëgjoi mbesën e saj duke qarë, duke gjetur të birin në një pellg gjaku.

0_Wife-stabs-husband-to-death-with-a-fruit-knife-after-he-forgot-to-buy-CHICKEN-LEGS-for-dinnerCoup0_Wife-stabs-husband-to-death-with-a-fruit-knife-after-he-forgot-to-buy-CHICKEN-LEGS-for-dinnerCoup (1)0_Wife-stabs-husband-to-death-with-a-fruit-knife-after-he-forgot-to-buy-CHICKEN-LEGS-for-dinnerCoup (2)



1 Comment

  1. Ky kinezi nje grua paska dhe e paska vrare per kete neglizhence,apo harrese,,po Rama qe ka patur mbi gjashte gra,si nuk i ka qelluar te pakten njera,si kjo kinezja,qe ne fakt i ngjaka per nga huqet,vete Rames agresiv dhe i semure psikik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *