• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapet në Itali gomonia me 1.5 ton kanabis, në pranga 2 skafistët shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një superoperacion i kryer nga Guardia di Finanza në brigjet përtej Adriatikut ka çuar në pranga 2 skafistë shqiptarë që në bordin e një gomoneje kishin 1 ton e gjysmë marijuanë. Në realizimin e operacionit kanë ndihmuar forcat ajrore dhe ato detare të Italisë, që kanë çuar në sekuestrimin e gomones së fuqishme.

Skafistët tentuan të mos e humbnin ngarkesën, por në momentet e fundit hodhën një pjesë të saj në det në mënyrë që të shpëtonin, por nuk ia dolën. Në bordin e gomones 10 metra të gjatë u gjetën 21 koli me lëndë narkotike, të cilat përmbanin gati 1.531 kg marijuanë, që nëse do të hidheshin në tregun e zi do të kapnin një vlerë prej rreth 15 milionë eurosh.

Dy skafistët që drejtonin gomonen me dy motorë super të fuqishëm u ndaluan dhe do të përballen tashmë me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjithçka ishte fryt i bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe kombëtare, në operacionin “Themis 2019”, të koordinuar edhe nga agjencia për ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, “Frontex”.



3 Comments

  1. Bej qef o fatmir xhafa me ca i bere policise dhe si perfitove duke i hedhur balte oficereve qe te perligjje kete moteqirllekun puno vete dhe futja te tjereve, dhe ska dite mos te kapet lende ne greqi itali mal i zi

  2. kanabisin e leshit te lleshit te negjmijes tash po e trafikojn.nuk ka me kanabis me qindra kilogram,tash me tonelata se u duhen per zgjedhje.

  3. Guarda di Financa,duhet te kape kryeskafistet e Shqiperise,Edi Ramen dhe Sandall LLLLeshin.Keto jane organizatoret e rinj,pasi hoqen paraardhesit Tahirin dhe Fatmir Xhafen,sepse i fshihnin sasine e trafikuar dhe nuk ju jepnin hakun qe kerkonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *