• |
ide | kryesore

Futbollistët kopracë nxjerrin në protestë shpërndarësit e ushqimeve: nga Icardi tek Bonucci, ja futbollistët që nuk japin bakshish

Sport



Protesta më e pazakontë ka përfshirë rrjetet sociale. Nuk është fjala as për qendrim kundër skuadrave, aq trajnerit, aq për cështje racizmi: është thjesht një qendrim kundër kopracërisë. Një grup shpërndarësish ushqimesh, nga ata që dorëzojnë porositë nëpër shtëpi, kanë përfshirë edhe botën e futbollit: grupi në Facebook “Deliverance Milano” ka publikuar listën e vip që nuk japin bakshish në dorëzimin e ushqimit të porositur përmes aplikacionit dhe ku cuditërisht figurojnë shumë futbollistë. Nga Mauro Icardi (së bashku me gruan e tij Ëanda Nara) tek Danilo D’Ambrosio për të kaluar tek Leonardo Bonucci, Cristian Abbiati, Paolo Cannavaro, Gonzalo Higuain e Philippe Mexesm janë shumë emra të njohur të së shkuarës e të tashmes në Serie A.

Postimi, i publikuar në mënyrë simbolike në 25 prill në ditën e Lirisë, ka përfshirë aktorë, prezantues, këngëtarë, futbollistë, sportistë, muzikantë, apo njerëz me influencë si Fedez e Chiara Ferragni, Marracash, Fabio Rovazzi e Rocco Hunt.

“Hyjmë në shtëpitë tuaja, ju sjellin cfarëdo që kërkoni, në cdo orë të ditës, jemi në rrugë nën shi ose nën diellin djegës, pa siguracion. Dimë cdo gjë për ju. E dimë cfarë hani, ku banoni dhe cfarë sjellje keni. E ashtu si e dimë ne, e dinë edhe kompanitë e shpërndarjes. Këto platform ashtu si n’a shfrytëzojnë ne punonjësve, në mënyrë të paskrupullt, i’u shfrytëzojnë edhe ju, duke spekulluar dhe duke vëzhguar të dhënat tuaja” shkruhet në tekstin e bërë viral.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *