• |
ide | kryesore

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, paraqitet në KLP kandidatja e radhës

Lajme, Të fundit



Prokurorja Fatjona Memçaj ka pararaqitur në Këshillën e Lartë të Prokurorisë kërkesën për të kandiduar në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Një vit më parë, në cilësinë e prokurores së Apelit në Tiranë, Memçaj kaloi me sukses procesin e vlerësimit që parashikohet nga vetting-u. Kandidatura e prokurores vjen e dyta në radhë pas magjistratit Olsian Çela, i cili shpalli kandidaturën në KLP javën e kaluar.

KLP-ja hapi garën për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm më datë 19 mars, bashkëshoqëruar me miratimin e rregullores mbi kriteret që duhet të përmbushin kandidatët. Në një hark kohor prej 45 ditësh, Këshilli do të bëjë  vlerësimin e kandidatëve referuar  kritereve të paracaktuara dhe më pas procedohet me mbajtjen e një seance dëgjimore me secilin prej tyre.

Kushtetuta përcakton se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave, në mesin e tri kandidaturave që KLP-ja i dërgon legjislativit. Nëse parlamenti vonon përtej 30 ditëve miratimin e njërës prej kandidaturave, prokurori i renditur nga Këshilli i pari në listë emërohet automatikisht në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *