• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ Bengasi rrëfen detaje nga takimi i fundit me Muratajn

Lajme, Të fundit



Në dosjen e Prokurorisë për grabitjen në Rinas, Alkond Bengasi, që mban tashmë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka rrëfyer takimin e fundit me Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me policinë.

“Herën e fundit që unë e kam takuar Admir Muratajn në momentin që po zbrisja për të blerë cigare të dyqani që ndodhet afër pallatit, dyqan i cili ndodhet në pallatin e Klementit, ka qenë rreth 6 ditë para se të ndodhte grabitja në Rinas. Një person më fishkëllen dhe unë kthej kokën dhe arrita të dalloj Admir Muratajn, i cili më thirri ‘o nip’ dhe unë kam shkuar dhe jemi takuar dhe aty shikoj se në automjetin golf ngjyrë e bardhë me targa kosovare ndodhej edhe Daja nga Kosova, i moshës rreth 50 vjeç, Qeros.

Pasi Admiri më ka dhënë dorën dhe më ka përshendetur ai ka hyrë në shkallën e pallatit ku banon Klementi dhe është ngjitur lart. Unë sa herë e kam parë shtetasin Kosovar, e kam parë që ai ishte në shoqërinë e Admir Muratajt.” – ka rrëfyer Bengasi për prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *