• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

Lajme, Të fundit



32-vjeçari Elton Pikli lihet në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai është i arrestuari i pestë i lidhur me grabitjen në Rinas. Vendimi është dhënë sot në seancën në ngarkim të tij.

Pikli nga Kruja u arrestua teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë.

Pikli u arrestua me akuzat për veprat penale ‘Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Deri tani të arrestuar janë: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli dhe Saimir Cela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *