• |
ide | kryesore

Grabitja në Rinas/ Lleshaj paralajmëron arrestime të tjera

Lajme, Të fundit



I pyetur për grabitjen e Rinasit, gjatë një vizite në Kukës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se do të ketë dhe arrestime të tjera.

“Kjo çështje është ende në hetim megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Une them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Procedurat e hetimit vazhdojnë ne funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do te ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar, por ka edhe të tjerë, fakte nuk ka.”-u shpreh Lleshaj.

Lleshaj ka komentuar edhe protestën e opozitës të shtrirë në 5 akset kryesore të vendit.

“Është e drejta e kujdo për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët , qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet, duke bllokuar rrugët mbytën qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e t’i thërrasin arsyes e të kthehen në rruget normale të politikës”-tha ministri Lleshaj.



1 Comment

  1. SA TE MBAROJE INTRIGEN E SERIALIT ALIZOTI 2 DHE I GJEN KY HAJDUTET . SI KA MUNDESI QE KETA GJEJNE HAJDUTET DHE KURRE LEKET?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *