• |
ide | kryesore

Humbi 3 fëmijët në Sri Lanka, flet miliarderi i ASOS

Planet



Pronari i miliarder i Asos i cili humbi tre nga katër fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës e ka përshkruar humbjen si krejtësisht të pakuptueshme, por tha se është ‘thellësisht mirënjohës’ për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.

Anders Holch Povlsen konfirmoi se i biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet ndaj të krishterëve dhe turistëve të huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi.

Njerëzit ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të ndezur pishtarë, për të kënduar këngë, për të lexuar lutjet dhe për të mbajtur një heshtje dy minutëshe në respekt të të vdekurve. Ndërkohë një tjetër shërbim përkujtimor u mbajt në Stavtrup, në periferi të Aarhus, ku jeton familja.

Ceremoni përkujtimore u mbajtën gjithashtu të mërkurën në kryeqytetin e Kopenhagenit dhe në qytetin e tretë më të madh në Danimarkë, atë të Odensës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *