• |
ide | kryesore

Itali/ Kishin kryer 66 vjedhje, në pranga 3 shqiptarët

Lajme, Të fundit



Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë nën akuzën e kryerjes së një serie prej 66 vjedhjesh në krahinat verilindore të vendit, Pordenone dhe Treviso. Bazuar në informacionet paraprake që qarkullojnë në mediat fqinje, të ndaluarit kishin akumuluar në sajë të aktivitetit të tyre kriminal shumën e konsiderueshme të 2 milionë eurove, një sasi e të cilës është transferuar drejt Tiranës. Krahas parave, banda e shqiptarëve vidhte edhe bizhuteri të kushtueshme, që u janë kthyer pjesërisht pronarëve.

Pas finalizimit të hetimeve, autoritetet italiane kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë dhe municione, që dyshohet se përdoreshin në aksionet e grabitjes së banesave apo të vilave. Policia ka qendruar diskrete duke mos publikuar ende identetin e të arrestuarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *