• |
ide | kryesore

Kylie dhe Travis, fansa të ‘Avengers’

Paparazzi, Slider



Filmi më i dashur për publikun dhe i shumëpritur u lançua më në fund. Premiera ‘Endgame’, i cili është vazhdimi i një sërë filmash të ‘Avengers’ sapo doli dhe mesa duket fansat më të mëdhenj të tij janë Kylie Jenner dhe Travis Scott së bashku me vajzën e tyre.Familja e njohur është veshur e gjitha me kostumet e super heronjve të këtij filmi. Travis Scott është veshur si Iron Man, Kylie si Captain Marvel, ndërsa Stormi si Thor. Ata kanë ndarë me të gjithë ndjekësit e tyre fotot e realizuara me këto veshje dhe menjëherë pas publikimit të tyre kanë qenë të shumta pëlqimet dhe komentet që kanë mbërritur në llogaritë e të dyve.Kujtojmë se dyshja është duke përjetuar një nga periudhat më të mira të marrëdhënies së tyre dhe se janë shprehur se në një të ardhme të afërt mund të zgjerojnë familjen me një tjetër pjesëtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *