• |
ide | kryesore

Manovra e fshehtë / Si i dhuroi Rama 2 milion euro Klanit dhe Topit

Arkiva, Kryesore



“Dy televizionet kombëtare po sulmojnë opozitën dhe po mbështesin bedelët e Ramës në kuvend, pasi u paguan nga qeveria me para publike”. Kjo deklaratë e fortë e Lulzim Bashës të enjten në emisionin “Të paekspozuarit” ka hapur edhe njëherë debatin e blerjes së mediave kryesore të vendit me paratë e taksapaguesve.

Historia nuk është e panjohur, por Lapsi.al i është kthyer edhe njëherë të gjithë kulisave të saj. Në 4 prill, tre javë pasi opozita vendosi të djegë mandatet, kryeministri Rama nxori një VKM, sipas së cilës duheshin shpërblyer me 5 milionë euro televizionet e vendit që kishin pësuar humbje nga kalimi i teknologjisë analoge në atë dixhitale. E bukura e kësaj historie nuk qe vetëm fakti se VKM u votua menjëherë sapo filloi kriza politike, por se në mënyrë hajdutshe ajo u mbajt e fshehtë dhe nuk u publikua në faqen zyrtare të qeverisë. Po të shehësh së paku deri sot vendimi për shpërblimin e televizioneve, nuk rrezulton përkrah vendimeve të tjera që u morën në mbledhjen e këshillit të ministrave të 4 prillit (faksimilja poshte).

Faqja e keshillit te ministrave ne 4 prill ku mungon VKM-ja per televizionet

 

Po ç’e bëri Ramën t’i druhej publikimit të kësaj dhurate milionëshe që u zbulua vetëm pas publikimit në fletoren zyrtare?

Hipoteza që i përgjigjet kësaj pyetjeje është e thjeshtë. Ajo lidhet me një skemë të tërë të ngritur për t’i dhënë një dorë para Klan-it dhe Top Channel-it. VKM e 4 prillit që mbështetet në fakt në ligjin që është votuar që në 2017 nga koalicioni PS –LSI, është e ndërtuar vetëm për të fituar këto dy televizione.

Edi Rama ka vendosur që 5 milionë eurot e taksapaguesve të ndahen në këtë mënyrë: 2/5 në mënyrë të barabartë mes Top dhe Klan. 2/5 për platformat me pagesë dhe 1/5 i jepet platformës së televizionit publik, si formë pagese për kanalet e lajmeve që do të transmetohen falas në këtë platform.

Po ka edhe më. Megjithëse qeveria vendosi të paguajë me paratë e taksapaguesve që u rifituan nga shitja e frekuences analoge që mbanin televizionet, ato media që kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregëtar, kanë nxjerrë fitime legale dhe okulte nga përdorimi politik i influencës së tyre (gjë të do ta detyronte ambasadën amerikane të fshikullonte mediat e mëdha që vënë gjoba), ajo pavarësisht nga ky imoralitet ka shpikur një formë për ti dhënë pjesën e luanit në ndarjen e parave Topit dhe Klanit.

Kështu po të shihet shuma e parë e 2/5 ajo ndahet gjysëm për gjysëm mes dy TV kombëtare. Por me poshtë, kur bëhet fjalë për 2/5 e platformave dixhitale apo edhe për atë që do të përfitojnë Tv lokale nga shuma që do ti jepet TVSH-së, aty klasifikimi do të bëhet me një kriter krejt të ndryshëm: Sipas xhiros që Tv kanë deklarauar vitet e fundit në tatime. Po pse dy kritere të ndryshme brenda një vendimi?

Si do te ndahen paratë mes TV-ve (ligji i plote)

Përgjigjen e jep kqyrja e shifrave. Sepse në kategorinë e parë nga qeveria duhej favorizuar Klani. Dhe ajo që i hiqej Topit në këtë kategori, zëvendësohej me paratë që i jepeshin Dixhitalbit ne ndarjen e 2/5 (pra dy milionë euro) që dhuroheshin për platformat me pagesë.

Pra nuk ka asnjë dyshim se këto xhonglime me ligjin kanë pasur një qëllim të vetëm, të fusin diçka më shumë se 2 milionë euro në arkat e Topit dhe të Klanit.

Edhe fiks para një viti, u bë një përpjekje tjetër që mediat kryesore të merrnin miliona euro nga buxheti, me arsyetimin se ato kishin kosto shtesë si pasojë e dixhitalizimit, se ato do investonin më shumë tek gazetaria investigative, se duhej rritur besueshmëria tek publiku, se duheshin ngritur struktura për të luftuar lajmet e rreme.

Por, pasi kjo grabitje ditën për diell u denoncua si nga BE si nga ShBA ajo po merr tani një formë tjetër.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët (natyrisht të mediave)!

Takimi në AMA për ndryshimin e ligjit, televizionet private kërkojnë para nga fondi për taksën e televizorit

Pikërisht për këtë Edi Rama e mbajti të fshehtë duke mos e botuar VKM-në në faqen e kryeministrisë. Pikërisht po për të njëjtën arsye Basha deklaroi se qeveria po i paguan dy televizionet kombëtare për të punuar kundër opozitës. Dhe kjo nuk ka nevojë për koment, se e tregon ekrani.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. A e shifni ore te mjere, mjeran sahan leperis, byth lepires te ketij km masksra qe vjedh popullin qe djeresin mbi 16 ore pune dhe dilni e hani m…t duke i shkruar si cop moshi pro atij skizofreni , drogmeni qe eshte ber kohet e fundit si qen i eger duke bredh qutet me qytet dhe mendon se ja hedh ketij populli , jooooooo o bish e pa ngopur joooo se si qen te ngordhur ka per te te hedh ky popull qe sa shum e doje kur ishe ne opozite.

  2. Personalisht kam kohe qe Klanin ,Topin dhe Vizion + , TVSH po e po, i kam abandonuar, nuk shoh asnje emision te tyre.
    Shoh vetem fax news, dhe emssion te vecanta te Ora news dhe emisionin e Rakipit te news 24. Dhe filma nga interneti gjithmone. Te gjithe shqiptaret te abandonojne TV qeveritare.
    Nuk duhet te shpenzojme para per te degjuar genjeshtrat e tyre. Mallkimi i ketij populli qe e mashtroni dhe nuk ngopeni, do ju zere nje dite.

    1. Kush i shef ato ropqirlleqe. Tipchanel duket qe nva prgramet qe ka. Ka arritur militantizmi ne nivele te skajshme. Kane gjetur turm idiote qe skuptojne.

  3. Or pordhpull “trim” n’hale ke ra’
    E si me dal nuk po din!
    Kryem.. paret e zeza ka me i la’
    Sepse jeni PORDHPULL, n’qetesi ai rrin!

    Ai me djersen tuaj po tallet
    Por edhe gjakun ka me i’jua thithe,
    Ai kurre s‘ka per t’ju qa hallet
    Avash-avash tash po iu vjen ajo dite!

    1. O i paemer ti nuk je shqipetar por robqier..do kenaqesh duke ngrene mutin e Rame kallam deshtakut..???

  4. Une do isha dakort qe keto miliona ti mershin tv e fuqishme si shijak tv,ora,fax,tv shkodra,emisioni I rakipit,njumes,zhejit,adit,soniles,etj dhe lulu te flinte I qete

    1. Kunder ames ? HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHaHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA.
      Ata i bejne fresk o budalla
      Njelloje sic ben opozit patozi dhe blushi nJelloje bejne edhe ata emisionet. Ne kulmin kur duhet bere pyetjet e duhura ata devijojne. Ore kot nuk u ben 6 vjet qe bertet fasad dhe militant populli o qorrat e socializmit skipetar.

  5. Ky shkodrani alias zigur Qarri qe na del dhe mbron salihu,o rrotKari I flet puna salihut te udb vetm shkatarrim prodhoje per 30vjet vrasje vjedhje burgosje shpifje kercenime,shitja e te gjithe prones publike te trasheguar,nuk e mbron dot kete vemje o zigur,por ti ke te drejte qe e dashuron,por mos na I trego ne

    1. Po o injorant i paemer po..mire te te behet ty dhe gjithe atyre qe duan ripjedjen

    2. I paemer i 10:11-ziu
      Se s’ ke emer,fajin ta ka Saliu?
      Apo kur Rameskobar te dhiu
      Fajin prap e ka Saliu?
      Je pa emer si miu
      Fajin prap SALIU!?
      Kur PS-ja ne k’te vend mbiu
      A e kishte fajin Saliu?
      Para skizofrenit ti shtrihu
      Fajin prap Saliu!
      I tallur nga racistRama ti gdhihu
      Prap fajin vetem Saliu!?
      Me pordhet Kryemutit nga gjumi ngrihu
      Prap dhe prap fajin Saliu!?
      Me humorin e Ramduces zgerdhihu
      Fajin more e ka Saliu!?
      Mashtruesit kryemut ti lepihu
      Ore po fajin e paska Saliu!?
      Per cdo te keqe or i paemer ziu
      Vetem dhe vetem fajin Saliu!?

      Mos harro n’psikologji vizitohu
      Edhe per vaksine anti Sali ke nevoje,
      Dhe me Partine Socialdhiste rregullohu
      Dhe Saliun mos e mbaj ma ne goje!

    3. Eshte e kundraligjshme t’u japesh para publike privateve. Nuk ndodh ne asnje vend Europian. Cfare investime Kane bere? Vetem transmetues. Sa Kane shpenzuar? Ta thote Rama. Para disa vitesh u dha 5 milione euro para zgjedhjeve. Tani prape. Lapsi kontrollojeni kete gje!

  6. PO MERUSHE KURVES I KA DHENE GJE?
    KURVA MERUSHE E MERITON . ME PROPAGANDEN ANTISHQIPTARE DHE PRO GREKE MERUSHJA ESHTE SI NDERMJETES MIDIS DY QEVERIVE .

  7. Te rritesh ne shpella,salihun do dashurosh,dashuria ta erreson llogjiken dhe pastaj kuptohesh qe je rritur shpellave o shkodran mos ja vidh emrin e bukur shkodres ti qe ke lindur nga salihu shpellave te vicidolit,o cetnik I salihut,sa do ta mbrosh veprat kriminale flasin vete o cetnik rrotkari

    1. Haha sa per vepra kriminale ska zot ti mbroj pseudo socialiste shqiptar o loqe. Mos e fillo historine nga te bie per mbare ty

    2. T’falenderoj o I pemer i 9 e tridhetetre
      Kur shkruan ti ka gallate,
      Rama t’ka mesu me leh
      Kujdes ai t’a ban mendjen sallate!

      PS -istet jane vu n’gare
      Per partitne me fitu pike,
      Ne verioret nga shpellare
      Me na quajt cetnike!

  8. Me shembullin që jep sh.Rama, don të na mbushin mendjen se në Shqipëri shitet e blihet gjithçka: liria, drejtësia, dashuria, feja, media, deputeti e pushteti, votuesi e krimineli. A nuk jeni bindur ende se duke blerë mediat, ai siguron reklamat për fasada ndaj ripjerdhjes, duke u dhënë leka komuniteteve fetare, i ka blerë edhe ata që t’u luten besimtarëve ta duan këtë qeveri , sado mafioze që është. Ju kujtohet , kur e kritikoi edhe gazetari i “Zërit të Amerikës”, Franko Shkreli. Kohët e fundit ka blerë edhe deputetët” tradhëtarë” bashkë me partinë e Patozit. Droga po na ecën mbarë. Paratë, tashmë, i kemi me thasë dhe ai mund të blejë gjithçka. Kjo është “Shqipëria që duam.al”. Mortja i hëngërt ata që e besojnë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *