• |
ide | kryesore

Motrat Koçi thumbojnë koleget, ‘Mësojeni Madonna-n të blejë klikime’ (Foto)

Paparazzi, Slider



Bashkëpunimi i Madonna-s dhe Maluma me titull “Medellin” numëron rreth 3.3 milion klikime dhe ka vetëm 24 orë që është publikuar.

Motrat Koçi duket se  kanë vënë re një detaj; ajo që është konsideruar si mbretëresha e pop-it dhe këngëtari më i pëlqyer i muzikës latine,  brenda një dite arritën të grumbullojnë kaq klikime ndërkohë që ka disa këngëtarë shqiptarë që kanë shumë më shumë. Greta dhe Eni kanë shprehur habinë e tyre se si ka mundësi që në Shqipëri ka artistë të cilët më shumë se 1 milion klikime i bëjnë në një orë.

“3 milion për 24 orë Madona dhe Maluma. Po cfarë janë Maluma dhe Madona përpara 1-shave të Shqipërisë. “,- shkruan Eni.

“Shikojeni se çfarë bëhet, dy nga emrat më me influencë në botë kapin 3 milion klikime për 1 ditë. Në Shqipëri 3 milion i kapin për një orë. Duhet t’i mësojmë këtë Madonnën dhe Malumën si blihen klikimet fallco se po më vjen gjynah shumë.”,- shprehet Greta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *