• |
ide | kryesore

Neymar, blitz në Torino: tifozët e Juventus çmenden

Sport



Neymar Junior mund të mendohej të shihej në Barcelonë, por jo në Torino. Natyrisht me pyetjen se cfarë kërkon braziliani në Torino, zbarkimi i kapitenit të Brazilit në aeroportin e Caselle ka tronditur ambjentin juventin. Tifozët ëndërrojnë goditjen e madhe të verës nga Juventus, në stilin e asaj që u bë me Cristiano Ronaldo, por drejtuesit bardhezinj kanë shpejtuar të shuajnë zërat e merkatos, duke parë që, ndoshta, edhe vetëm paga prej 37 milionë në sezon që O’Ney merr në Paris, është tmerruese për arkat e kampionëve të sapokurorëzuar të Italisë. Kështu, motivi i vizitës duhet kërkuar në vend tjetër; binzesi dhe miqësia me Douglas Costa.

Një përgjigje të qartë për motivet e vizitës së Neymar në Torino nuk ka, sidomos po të kesh parasysh se bëhet fjalë për vigjiljen e finales së Kupës së Francës ku Psg duhet të luajë kundër Rennes. E megjithatë edhe kaq, ka entuziazmuar tifozët e Juventus. Por është një ëndërr e destinuar të qendrojë e tillë, me hipotezën e merkatos të mohuar menjëherë nga drejtuesit bardhezinj, si një kontratë të papërballueshme, nëse bashkohet me atë të CR7.

Kështu që më tepër bëhet fjalë për një vizitë miqësore për Douglas Costa, por nuk mungojnë edhe lidhjet komerciale me Diesel e linjën e re të parfumeve në Milano, deri në një turne Futsal që mban emrin e tij e që do të zhvillohet në Itali. Kështu që, nuk ka merkato këtë herë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *