• |
ide | kryesore

Putin garanton Vuçiç për Kosovën: Keni mbështetjen tonë

Lajme, Të fundit



Rusia e ndjek me vëmendje çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd dhe mban krahun e Serbisë sa herë që tema vihet për diskutim.

Ky mesazh iu përcoll të premten presidentit serb Aleksandër Vuçiç, nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi në Pekin.

Mediet serbe raportojnë se kreu i shtetit i vuri në dijeni homologut të Kremlinit rezervat për vendimet e fundit qartësisht të njëanshme dhe diskriminuese të Prishtinës kundrejt vendit të tij.

Vuçiç paralajmëroi së shpejti një sërë masash konkrete si reagim ndaj qëndrimeve të Kosovës, veçanërisht taksimit të produkteve serbe në vlerën 100 për qind.

Putin theksoi mbështetjen e Rusisë në çdo hap që Serbia planifikon të ndërmarrë.

Takimi mes dy liderëve pason një tjetër sukses diplomatik të shënuar një ditë më parë mes presidentit Vuçiç dhe homologut kinez, Shi Xhinping, ku sërish u përqafuan synimet territoriale të Serbisë.

Më herët, presidenti serb ka thënë se konsultat me dy figurat më të pushtetshme në botë do i shërbejnë atij për të pasur një pozitë më të qartë strategjike në negociatat me Kosovën të hënën e ardhshme.

Në samitin e Berlinit që do të mbahet me ndërmjetësimin e kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Makron, krerët politikë të Prishtinës dhe Beogradit do të tentojnë edhe një herë të përvijojnë planet e pajtimit dhe mundësisht arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse brenda disa muajve.



3 Comments

  1. Vucici, do të përfitoj atë që mësuesi dhe oficeri i tij, Milloseviq fitoi në Kosovë. Ato janë të njohura për Vucicin: Raketa dhe F16 nga të gjitha anët. Rusi dhe Serbi s`do të ketë kurrë në Kosovë dhe në asnjë vend tjetër të tokave shqiptare. Në Kosovë dhe Shqipëri e cdo kund ku jetojnë shqiptarët do të ketë vetëm Amerikë dhe PIKË! 1999 nuk e ka harruar ky klyshi i Millosheviqit, por e ka për konsum të mbrendshëm në Serbi që të paraqitet si baba i kombit serb. Ky është po aq i rrezikshëm sa edhe vetë Millosheviqi në të nëntëdhejetat. Por, tash ai duhet ta dijë se Kosova nuk është më ajo që ka parë në fund të shekullit të kaluar. Tash ne kemi me cka të ju presim në kufi dhe do ta shohësh fuqinë e shqiptarëve mbrenda pak sekondave. edhe toka ka për t`u djegur nën këmbë krimineli me diplomë të marrë nga Millosheviqi. Nuk mund ta ndërroi strukturën nacionale të Kosovës as ky kriminel dhe asnjë kriminel tjetër i cilës do farë a soji të jetë ai. Kosova ka popullin e sajë shumicë prej 96% shqiptarë dhe pjesën tjetër minoritete që nuk ka vend tjetër në botë që mund t`i trajtoi pakicat sic trajtohen ato në Kosovë, për të mirë dhe super të drejta që nuk i gjenë askund në glob.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *