• |
ide | kryesore

Spalletti pranon divorcin me Inter: “Në fund të sezonit do tregoj emrat e atyre që nuk ishin korrekt”

Sport



Sfida kundër Juventus është edhe mundësia për të blinduar kualifikimin në Champions. Tekniku zikaltër Luciano Spalletti ka besdim tek Inter i tij, për më tepër që bardhezinjtë janë shpallur matematikisht kampionë për të tetin vit radhazi: “Hendeku që na ndan mund të mbyllet vetëm përmes lojës e nga ky këndvështrim nuk jemi kaq larg”, ka deklaruar tekniku.

Pikërisht në vigjilje të derbit të Italisë, tekniku zikaltër ka folur edhe për të ardhmen, duke pranuar për herë të parë se në verë mund të mos jetë më në pankinën e Inter: “E ardhmja? Shoqëria duhet të bëjë më të mirën për Inter, nëse mes ndryshimeve për tu bërë jam edhe unë, do ta pranoj”. Bilanci për tu bërë është gjithnjë në fund dhe fjalët e teknikut nuk duket se fshehin dicka të mirë: “Do të tregoj emër e mbiemër të atyre që punojnë me korrektësi dhe atyre që nuk ishin korrekt”.

Njeriu i merkatos në shtëpinë e Inter, e ndoshta edhe për klubet e rëndësishme Europiane, është sigurisht Mauro Icardi. Sulmuesi në thyerje të marrdhënieve me zikaltrit mund të transferohet tek Juventus, kundërshtari i kësaj jave në Serie A, një lëvizje që nuk do të bënte të lumtur askënd në Milano: “Unë nuk e di cfarë do të ndodhë në fund të kampionatit. Pak gjëra më japin bezdi, por zakonisht i japin më shumë bezdi atyre që i bëjnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *