• |
ide | kryesore

Starova thumbon Trashin: “I kam thënë po lojtarët nuk dëgjojnë, duhet me qenë modest”

Sport



Partizani-Laçi një ndeshje që ka objektiva në mes, por edhe ngacmime personale. Sulejman Starova, tekniku që për pak ia doli ti kthente titullin Partizanit, pas më shumë se dy dekadash nga koha kur po vetë drejtoi të kuqtë drejt kampionatit, kthehet si kundërshtar në kryeqytet. E natyrisht edhe kaq bën lajm, pot ë kesh parasysh lidhjen që ka tekniku actual i Lacit me kundërshtarin.

Për ta nxehur sfidën mendoi I pari Lorenc Trashi, një që Starovën e njeh mirë, duke e ditur madje edhe që do të reagonte: “Na njeh mirë, por do ta mundim” ishte sensi ngacmues i numrit 19, duke sjellë reagimin sarkastik të teknikut, që I shkon pas lojës: “Trashit i kam thënë, por lojtarët nuk dëgjojnë asnjëherë, duhet me qenë modest” është paralajmërimi elegant që bën Starova, duke qenë në të njëjtën linjë me teknikun e të kuqve Skënder Gega, që në konferencën për shtyp kishte rezervuar edhe fjalë vlerësimi për ish-teknikun, duke kujtuar se në fakt janë shumë ish-mes dy skuadrave.

I përqendruar në atë objektiv që është më shumë se i rëndësishëm për bardhezinjtë, ose më saktë prezantimi në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, Starova limitiohet të thotë: “Eshtë kënaqësi që luajmë kundër një skuadre që po shpallet kampion”. Vlerësim dhe kujdes në të njëjtën kohë në fjalët e teknikut, që natyrisht si një profesionist i vërtetë kërkon të cojë sa më lart kurbinasit, pavarësisht nëse i vjen apo jo keq të pengojë Partizanin të shkojë drejt një ëndërrë, të cilën do të kishte dashur shumë tia dhuronte vetë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *