• |
ide | kryesore

Superiore/ Java e 31, titulli mund të presë akoma, të gjithë të tjerët nuk mund të gabojnë

F1, Sport



Java e 31 e Superiores është e përqendruar gjithëkund përvecse titullit kampion. Natyrisht nëse Partizani fiton e Kukësi humbet, gjërat do të kishin më shumë qartësi se 10 pikët aktuale, por gjithësesi matematika nuk do të vinte përsëri. Ajo që mund të ketë zhvillime të rëndësishme është zona Europiane.

Të kuqtë luajnë në shtëpi me Lacin, që e ka shansin e fundit për tiu bashkuar skuadrave pretendente. Bardhezinjtë vijnë me një ish- si Starova, që ka njohje të mirë të kundërshtarit kryesues. 44 pikët e kurbinasve, duke parë ndeshjet e vështira të Kukësit, Flamurtarit e Teutës, mund të mjaftojnë për tu kthyer në lojë, por duke mundur Partizanin në shtëpi. Kukësi dhe Teuta do të likuidojnë njëri-tjetrin me skuadrat që ndahen nga vetëm 5 pikë. Blutë, me 51 pikë, pas fitores në ndeshjen e parë të Kupës, kërkojnë të zhysin durrësakët që nuk po e marrin dot veten nga moment negative që po kalojnë. Por kjo ndeshje vlen shumë, sepse një humbje do ta conte diferencën 8 pikë, pesë ndeshje nga fundi. E njëjta situatë vlen edhe për Flamurtarin, që përballet me një kunj të vjetër, Skënderbeun e aq shumë polemikave në sfidat direkte. Në Korcë vlonjatët duhet të fitojnë, për të mbajtur nën presion Kukësin, por edhe për ta kaluar në rast se durrësakët i bëjnë befasinë skuadrës së Gjokës në transfertë. Vetëm se kuqezinjtë duhen parë si do të zbresin në fushë, sepse afati për kalimin e pagave kaloi dhe lojtarët nuk kanë cfarë të presin më…

Ankth edhe për fundin e tabelës ku Kastrioti me tre pikët në tavolinë kundër Kazmës së përjashtuar, afrohet me 34 pikë, vetëm dy distanca nga Tirana e katër nga Luftëtari dhe prêt i qetë përballjen vendimtare të dy rivalëve në Gjirokastër. Katër ditë nga 0-0 e Kupës, bardheblutë do të vizitojnë përsëri Luftëtarin në shtëpi, duke kërkuar me cdo kusht fitoren, që do ti jepte më shumë optimizëm për mbijetesën…

SUPERIORE JAVA E 31

27/04/19 Kastrioti 02 : 00 Kamza
Partizani 19 : 00 Laçi
28/04/19 Kukësi 16 : 00 Teuta
Luftëtari 16 : 00 Tirana
Skënderbeu 19 : 00 Flamurtari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *