• |
ide | kryesore

Vdekja e 3 fëmijëve në Sri Lankë, thyen heshtjen multi-miliarderi danez

Planet



Pronari i miliarder i Asos, Holch Povlseni cili humbi tre nga katër fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës e ka përshkruar humbjen si krejtësisht të pakuptueshme, por tha se është ‘thellësisht mirënjohës’ për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.

Anders Holch Povlsen me një pasuri stratosferike prej rreth 8 miliardë dollarësh, i cilësuar si njeriu më i pasur i Danimarkës, konfirmoi se biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet që synonin të krishterët dhe turistët e huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi.

Njerëzit ishin mbledhur në sheshin e qytetit për të ndezur pishtarë, për të kënduar këngë, për të lexuar lutjet dhe për të mbajtur një heshtje dy minutëshe nga respekti për të vdekurit. Ndërkohë një tjetër shërbim përkujtimor u mbajt në Stavtrup, në periferi të Aarhus, ku jeton familja.

Përkujtime u mbajtën gjithashtu të mërkurën në kryeqytetin e Kopenhagës dhe në qytetin e tretë më të madh Odensë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *