• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: Liverpool, shuplakë titulli ndaj Huddersfield: City -2 por me një ndeshje më pak

F1, Sport, Video



Liverpool nis sprintin e fuqishëm në javët e mbetura të Premier League, duke kryer parakalimin e panumërt përballë Manchester City, në renditjen e Premier League, por skuadra e Guardiolës ka ndeshjen e saj për të luajtur, që mund ta kthejë sërisht në vendin e parë, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të kampionatit (dy për Reds).

Në ndeshjen e parakohshme të javës së 36, në Anfield Road Liverpool shkatërron 5-0 Huddersfield, që kishte rënë nga kategoria ndërkohë. Reds kishin nevojë për të mbyllur sa më shpejt historinë, për të mos e komplikuar me kalimin e minutave dhe e bën duke e nisur praktikisht ndeshjen në avantazh, pas golit të Keita pas 14 sekondash lojë.

Ndeshja e Huddersfield mbaron ende pa filluar, sepse tashmë miqtë janë nën goditjet e vazhdueshme të skuadrës së Merseyside, që nuk vonohet as të sigurojë rezultatin me golin e Sadio Mané në minutën e 23′. Klopp nuk ndryshon pothuaj asgjë në formacionin e tij: modul loje e njerëz, pavarësisht intensitetit të ndeshjeve, ndoshta duke kërkuar një sakrificë në muajin e fundit, që sheh Liverpool në gjysëmfinale të Champions përballë Barcelonës dhe në garë të ethshme për titullin e munguar në Premier League me Citizens.

Mohamed Salah shënon golin e tretë para se skuadrat të shkonin në pushim, duke hedhur poshtë cdo aludim për pakënaqësi në raportin e tij me teknikun gjerman. Madje, pasi Mane shënoi dygolëshin personal në minutën e 66, egjiptiani e imitoi në minutën e 83, duke realizuar edhe ai golin e dytë personal në këtë ndeshje. Një duel i bukur mes Salah dhe senegalezit, që reflektohet edhe në renditjen e golashënuesve me egjiptianin që tani udhëheq klasifikimin: 21 me 20.

Liverpool ngjitet tashmë në kuotën e 91 pikëve e parakalon Manchester City në krye të renditjes: Guardiola është -2 por ka një ndeshje më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *