• |
ide | kryesore

Zbulohet kandidatja tjetër për Prokurorin e Përgjithshëm

Arkiva



Prokurorja Fatjona Memçaj depozitoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kërkesën për të kandiduar për Prokurore të Përgjithshme. Memçaj është kandidatja e dytë që ka depozituar kërkesën pranë KLP.

Memçaj ishte prokurorja e Apelit në Tiranë, e para që kaloi vettingun në maj të vitit të kaluar. Para saj ka shpallur kandidaturën prokurori Olsian Çela. Magjistrati e dorëzoi një javë më parë kandidaturën e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

KLP hapi garën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues me 19 mars, pasi miratoi rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë. Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. KLP i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë. Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *