• |
ide | kryesore

Zgjatja e punimeve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, OSBE: Ju inkurajojmë të përmirësoni legjislacionin

Lajme, Të fundit



Zyra e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur zgjatjen e punimeve të të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. “Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre”, shkruhet në deklaratën e OSBE-së.

OSBE-ja inkurajon Komisionin për përmirësimin e legjislacionit në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, që përkojnë me periudhën pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017. Në të njëjtën kohë, organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë,  i siguron Komisionit gatishmërinë për të mbështetur me asistencë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *