• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë automobilistik, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në segmentin Tapizë-Kamëz. Mësohet se shtetasi E.H., 34 vjeç, drejtuesi i automjetit të tipit “Audi” me targa AA086 RF, ka humbur kontrollin gjatë ngarjes dhe për pasojë ka gjetur vdekjen së bashku me pasagjeren, shtetasen Rr.Gj., 28 vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake të bëra të ditura nga Policia, në të njëjtin automjet me dy të ndjerët gjendeshin edhe dy pasagjere të tjera, të cilat kanë marrë plagë të lehta dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *