• |
ide | kryesore

Ancelotti e lë jashtë skuadre Insigne, Raiola takim me ADL për shitjen

Sport



Java e ardhshme do të jetë vendimtare në shtëpinë e Napoli për të ardhmen e Lorenzo Insigne. Ashtu si bën të ditur ‘Il Mattino’, në fakt, gjërat janë acaruar edhe më shumë nga vendimi i Carlo Ancelotti për ta lënë jashtë formacionit titullar ndaj Frosinone sulmuesin e Italisë. Në këtë pikë është parashikuar një takim mes agjentit të lojtarit, Mino Raiola, e presidentit Aurelio De Laurentiis.

Dy hipotezat në tavolinë: Raiola do të kërkojë të ulë kërkesën prej 100 milionë euro, që po tremb cdo pretendent e, në rast të mungesës së skontos, do të provojë të garantojë një përmirësim të denjë të kontratës së klientit të tij.

Nga të dy palët është vullneti për të mos shkuar në prishje të mardhënieve,por në fakt dicka mes Insigne e Napoli është thyer e mbetet vetëm të kuptohet cfarë masash do të merren për të rregulluar frakturën. Pas një fillimi të mirë, pjesa e dytë e sezonit të Insigne erdhi në rënie, aq sa në 24 prezencat e fundit ka shënuar vetëm tre gola. Zëvendësimi (me fishkëllimat e San Paolo) kundër Arsenal e pankina kundër Atalanta kanë ngritur tek lojtari ndjesinë se nuk është më në qendër të projektit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *