• |
ide | kryesore

F1 Azerbaixhan, dominim i Mercedes në kualifikuese: Bottas trondit edhe Hamilton

F1, Sport



Valtteri Bottas i ka befasuar të gjithë, duke rrëmbyer një pole position në GP të Azerbaixhan. Finlandezi ka mbyllur Q3 në kohën 1’40”495, duke arritur të mbajë, me fare pak, edhe shokun e skuadrës Leëis Hamilton (+ 0”059), që kompleton edhe një herë një vijë të parë të gjithën Mercedes. Duhet të kënaqet me vendin e tretë Sebastian Vettel me Ferrari, ndërsa do të niset nga pozicioni 9 Kokëkuqja e Leclerc, që përfundoi e shtypur pas murit në Q2.

Edhe një herë Ferrari u përplas me realitetin. Pas dominimit të treguar në provat e lira italianët kanë marrë një tjetër goditje të fortë, në një sezon që po bëhet gjithnjë e më i komplikuar, fundjavë pas fundjave. Ajo që dukej se do të ishte e shtunë e lumtur, u transformua në një katastrofë për skuderinë e Maranellos: Charles Leclerc ishte në formë, por ëndërrat e tij u përplasen në kthesën më të ngushtë të Botërorit me gomat e mesme. Besim i tepruar, ose temperatura shumë të ulëta e detyruan pilotin ti thotë lamtumirë Q3 e të kënaqet me vendin e nëntë. Vettel, nuk arriti të gjentë xhiron perfekte e në fund u dorëzua përballë një Mercedes që u rrit seson pas sesioni në mënyrë impresionuese.

Skuderia e Brackley ka bërë një punë të jashtëzakonshme nga provat e lira në kualifikuese. Bottas surprizoi Hamilton pikërisht në finish, por ajo që ka më shumë rëndësi është se, përsëri, rivalët janë të detyruar ti ndjekin. Sebastian Vettel, në radhën e dytë, bashkë me Verstappen e Red Bull. Në radhën e tretë në këtë mënyrë janë ngjitur dy outsider si Sergio Perez me Racing Point e Daniil Kvyat me Toro Rosso, autor i një gare të jashtëzakonshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *