• |
ide | kryesore

Kërcënimi i Klopp: “Nëse nuk bën pikë me City, nuk të paguaj qiranë…”

Sport



Liverpool bën detyrën, duke fundosur me pesë gola Huddersfield, por mund të mos mjaftojë, sepse fati i Reds nuk varët më vetëm nga përfaqësimet e tyre. Duhen fituar të gjitha e të shpresojnë se City nuk do të bëjë të njëjtën gjë, sepse nëse do të ishte kështu, Klopp e të tjerët do të ndaleshin një pikë nga ëndërra. Kaq mjafton për të shkaktuar një psiko-dramë kolektive në cdo tifozeri, e jo më pastaj tek një që nuk e fiton titullin prej gati 30 vjetësh.

Tek Burnley, do të ishte një mundësi e mirë për të ndaluar kryesuesit, në kohën kur skuadra e Dyche vetëm pak ditë më parë detyroi të barazonte Chelsea. Por mendimi dhe shpresa e Klopp nuk shkon në sfidën e Citizens kundër Clarets, por në javën pasardhëse. Kur Pep e lojtarët e tij do të jenë përballë … pronarit të shtëpisë së teknikut gjerman të Liverpool. Në fakt, shtëpia ku banon tekniku i Reds prej katër vjetësh është në pronësinë e Brandon Rodgers, teknikut të Foxes, që ka qenë më parë edhe teknik në Anfield. Klopp ka marrë me qira pronën e paraardhësit të tij e ndihet shumë mirë, por tani kërcënon të…mos paguaj qiranë.

“A mund ta bëj? Në Gjermani nuk mund të bëhet, por nëse në Angli nuk është kështu ma thoni që tani, eh!”, ka bërë humor gjermani. Kështu, për të parë llogarinë bankare të mbushet, Rodgers duhet të ndalojë Manchester City. Pronari i shtëpisë, megjithatë, duket se e ka marrë mirë mundësinë për të mos u paguar, si bën të ditur Leicester Mercury… “Ah, e kuptova cfarë ka në mendje … Èshtë një tip shumë i lezetshëm e duhet ta pranoj se është një qiramarrës i mirë. Nuk më duhet të kontrolloj nëse kanë kaluar në bankë, e ka bërë gjithnjë në kohë”. Sigurisht nëse në 6 maj Leicester nuk duhet të bëjë pikë në Etihad, ndoshta një kontroll në llogari, Rodgers duhet ta bëjë …



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *