• |
ide | kryesore

Pogba akord me Real: largimi nga United i pashmangshëm

Sport



Divorci mes Paul Pogba e Manchester United është një hipotezë më shumë se konkrete. Ashtu si raporton ‘As’, mesfushori francez i ka kërkuar klubit anglez rrugë të lirë për shitjen tek Real Madrid, me të cilët ka një akord paraprak për një kontratë prej 12 milionë euro në sezon. Dëshira e ish-lojtarit të Juventus, nën kontratë me Red Devils deri në 2021, është ajo të punojë me teknikun Zinedine Zidane, drejt të cilit ka shprehur gjithnjë fjalë vlerësuese e admirimi.

Për më tepër, edhe vetë tekniku, sheh tek Pogba lojtarin rreth të cilit të ndërtojë një cikël fitues. Tratativa në cdo rast nuk paraqitet e thjeshtë. Red Devils nuk kanë ndërmend të bëjnë ulje për Blancos e vazhdojnë të pozicionohen se Pogba nuk do të lëvizë për më pak se 150 milionë euro. Një rol deciziv, mund të ketë Gareth Bale. Uellsiani kërkon të largohet nga madrilenët e mund të futet në tratativë si pjesë këmbimi teknike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *