• |
ide | kryesore

Rusia nis bisedimet zyrtare me NATO-n për çështjet e sigurisë ndërkombëtare

Planet



Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka nisur zyrtarisht bisedimet me Organizatën e Atlantikut të Veriut mbi sfidat që paraqet siguria ndërkombëtare. Në një njoftim të zyës së shtypit të dikasterit përkatës rus, bëhet me dije se shefi i Forcave të Armatosura , gjenerali Valery Gerasimov, ka kryer një bisedë telefonike me Komandantin Suprem të forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti-n.

Mësohet se në vija të përgjithshme Gerasimov dhe Scaparrotti kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi gjendjen aktuale të bashkëveprimit ushtarak mes Rusisë dhe NATO-s. Komandanti Scaparrotti pritet t’ia dorëzojë stafetën e detyrës së tij  gjeneralit të forcave ajrore amerikane, Tod Wolters-it, i cili shërben në krye të Forcave Ajrore të NATO-s.



1 Comment

  1. sigurin kombetare dhe nderkombetare ,njeshteti apo gjitha shteteve, qofte qartesin gjallerin zgjilljet paqen shpresen ,te brendeshme apo jashteme ne pergjithesi, nuk jua jep asnje element padrejtesie,vetem se e verteta drejta haku ,sepse vetem ato kan ligjin si funksionon gjithcka,e kur te binden se cfar rendimenti arriten nga padrejtesia dhe cfar humben nga e verteta .ndo ta vlersojne dhe pranojne se e drejta haku e verteta eshte domosdoshmeri per te gjith qe ashtu sic mendojme flasim dhe veprojme per veten eshte domosdoshmeri per gjith ,si si frymarrja qe marrim,shpresoj qe kjo te ndoll shpejt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *