• |
ide | kryesore

San Siro lëkundet: spostohen e ndahen në dy grupe tifozët e Juventus

Sport



Nuk ka paqe për San Siro. Pavarësisht deklaratave siguruese të ditëve të kaluara, vibracionet e unazës së tretë vazhdojnë të shqetësojnë e për të shmangur incidente të pakëndshme janë marrë masa për ndeshjen e madhe Inter-Juventus. Sipas asaj që bën të ditur La Stampa, në mënyrë parandaluese, është bllokuar shitja e biletave për sektorin e miqve e tifozët bardhezinj do të jenë të detyruar “të shpërngulen” në dy pjesë të ndryshme të stadiumit milanez, në vend të asaj qendrore të unazës së tretë të sektorit të miqve.

Mbështetësit e Juventus, do të kalojnë tashmë në zonën e kullës “krahu i kuq” e në atë të kullës “krahu portokalli”. Në total janë rreth 2.500 biletat e vëna në dipozicion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *