• |
ide | kryesore

Trump është optimist për denuklearizimin e Koresë së Veriut

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se e mirëpret ndihmën e Rusisë dhe të Kinës për risnisjen e bisedimeve të mbetura pezull me Korenë e Veriut, lidhur me procesin e denuklearizimit të saj. “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Kim Jong Un-in. E vlerësoj që Rusia dhe Kina po na ndihmojnë. Kina mendoj se po na ndihmon pasi nuk dëshirojnë të kenë armë bërthamore fare pranë vendit të tyre”,  tha për mediat Kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, në optikën e ekspertëve të politikës ndërkombëtare, Samiti i Vladivostok-ut mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe liderit suprem të Republikës Demokratike Popullore të Koresë së Veriut, Kim Jong Un-it, ka shumë gjasë të jetë përdorur për llogari të interesave reciproke të lidhura drejtpërdrejt me sferën e influencës. Në këtë mënyrë, vizita e Kim Jong Un-it në Rusi interpretohet si një thirrje për ndihmë që i drejtohet Putinit, i cili nga ana tjetër synon të fuqizojë ndikimin e Rusisë ndaj epërsisë të SHBA-ve në çështjen bërthamore të Koresë së Veriut.

Takimi Kim-Putin që u zhvillua më 25 prill, është në të vërtetë i vonuar në kohë. Ka kaluar rreth një vit e gjysmë qëkur Kim-i “i vetëm në shtëpi” bëri publik planin e tij për të zgjeruar marrëdhëniet diplomatike me Kinën dhe me Korenë e Jugut. Por, sigurisht e gjithë bota heshtoi dhe mbajti vesh kur u hodh fjala për nisjen e bisedimeve me Washington-in lidhur me procesin e denuklearizimit. Në këtë hark kohor, Kim-i ka mbajtur që atëherë katër takime me presidentin kinez, Xi Jinping-un, tre me presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae-in dhe dy me rivalin e tij “të urryeshëm” për nga prepotenca dhe epërsia e pathyeshme, presidentin Trump.

Samiti i Vladivostok-ut pason takimin e fundshkurtit mes Trump-it dhe Kim Jong-ut në Hanoi, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje denuklearizimi apo një pakt që do të garantonte rishkimin e sanksioneve mbi testet bërthamore dhe raketore të SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. Megjithatë, samiti vietnamez e rrënjosi diaktatorin korean si një lojtar botëror të paparashikueshëm për shkak të besnikërisë së tij ndaj politikës së jashtme tipikisht agresive të Koresë së Veriut, duke shpalosur në të njëjtën kohë edhe kufizimet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *