• |
ide | kryesore

Velipojë/ Policia zbulon një arsenal armësh, shpall në kërkim pronarin e banesës

Lajme, Të fundit



Në kuadër të aksionit për zbulimin dhe arrestimin e personave që qëlluan paraditen e sotme me armë zjarri në ajër në afërsi të fshatit Luarëz të Velipojës, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale G.S., 50-vjeç. Në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, efektivët e Policisë kanë ushtruar kontrolle rreth perimetrit të zonës, ku gjetën një arsenal armësh të fshehur në një banesë të pabanuar që rezulton në emër të 50-vjeçarit.

Blutë e Shkodrës sekuestruan një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues), një silenciator, një radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy aparatë celularë, si edhe një targë motoçiklete. Shtetasi G.S. akuzohet për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”, të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Operacioni policor “Luarëz” vijon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.



1 Comment

  1. Nje nga bazat e bandave te familjes lici me mbrojtjen e salihut qe terrerizonin shkodren,me ne fund ne duart e policise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *