• |
ide | kryesore

Video/ ‘Dush i ftohtë’ për Allegri: lojtarët ‘hakmerren’ me trajnerin e Juventus

Sport, Video



Massimiliano Allegri ndoshta ka ndjerë rezerva në fitoren e titullit të tetë kampion radhazi nga Juventus (i pesti për teknikun), ende nën efektin e dëshpërimit për eleminimin e papritur në cerekfinale të Champions League përballë Ajax. Kjo disfatë e bëri të paqartë të ardhmen e tij në Torino, por jo për lojtarët bardhezinj që kanë festuar në mënyrën e tyre, duke u hakmarrë për gjithë lodhjen që i ka shkaktuar Allegri gjatë sezonit.

E pikërisht pas fitores me Fiorentinën, kur Juventus zyrtarizoi edhe matematikisht titullin kampion në Serie A, grupi i të besuarve të teknikut livornez e ka tradhëtuar Allegrin, duke i punuar një rreng të publikuar në video nga Sky Sport, që nëse do të kishte pasur një titull, do të ishte: “Hakmarrje e ftohtë në Allianz”.

Chiellini, Bonucci, Matuidi dhe Pjanic nuk hezituan të rrëmbejnë trajnerin nga dhomat e zhveshjes dhe të hedhin me duart e tyre në pishinën e fizioterapisë.

https://www.facebook.com/SkySport/videos/301259614107039/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *