• |
ide | kryesore

Bundesliga: Bayern nuk arratiset dot: Dortmund falenderon Pereira

Sport, Video



Bayern Mynich nuk ka mundur të përfitojë nga shansi që kishte për tu shkëputur në krye të klasifikimit në Bundesliga. Edhe pse bavarezët kishin avatazhin moral, pas disfatës në Signal Iduna Park të Borussia Dortmund përballë Schalke 04, skuadra e Niko Kovac dështoi të imponohej në ndeshjen e fundit të javës së 31 të kampionatit.

Mund të kishte shkuar më keq se 1-1, në fakt, për Bayern Mynich, në transfertën me Nurnberg, me vendasit që kaluan të parët në avantazh me një gol të Matheus Pereira në minutën e 48. Por edhe pas barazimit të Gnabry (75’), në kohën shtesë Nurnberg humbi mundësinë më të mirë për të marrë tre pikët, duke gabuar penalltinë me Leibold, që e përplasi topin në shtyllë.

Nuk ka asnjë arrati decizive për bavarezët, në sprintin e fundit për triumfin në kampionatin gjerman, edhe pse pikët e avantazhit ndaj Borussia Dortmund tani janë 2, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në mbylljen e Bundesligës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *