• |
ide | kryesore

“Daja” nga Kosova nuk pranon të flasë për grabitjen e Rinasit

Lajme, Të fundit



Ragip Hajdini, personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit. 50-vjeçari nga Kosova u prangos të premten, por gjatë ditëve që qëndron në izolim është pyetur disa herë nga grupi hetimor, por ai nuk ka dhënë sqarime.

Mesditën e së hënës, Hajdini pritet të dalë përballë gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Hetuesit kanë dyshime se Hajdini, që njihej me pseudonimin “Daja”, ishte personi që ka siguruar makinën “Chevrolet” që më pas u modifikua në Elbasan për t’u përdorur në grabitje.

Në kërkim të Hajdinit, policia u vu pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili u tha hetuesve se pjesë e grupit kriminal ishte edhe një shtetas nga Kosova që qëndronte në shoqërinë e Admir Muratajt.

Hajdini rezulton me precedent të mëparshëm penal pasi në vitin 2012 ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kilogramë ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës, bashkë me 5 persona të tjerë. Një tjetër grabitje për të cilin ai dyshohet se ka marrë pjesë është dhe ajo e një argjendari në Dibër të Madhe në Korrikun e 2014-ës.



2 Comments

  1. pse te flas kur rama,ruqi,xhafa i kan zgjedh me koh aktoret.parat jan ne surrel te tjerat jan loj.po foli ja ngarkojn si enveri apo rankoviqi tu dorzoj pushket edhe pa i pas shqiptari ne kete rast parat qe i vodhi vet xhafa me olsin e lesh lleshin.se fundmi keta kan qen drejtora te aviacionit civil.keta ju lan dyert gati hapur.

  2. SI KA MUNDESI QE GJITHE KETIJ ORGANIZIMI TE PERSOSUR , KETA HAJDUTE I BESUAN DHE I TREGUAN ÇDO HOLLESI NJE MEKANIKU ORDINER ? APO JETOJME NE KOHEN E RILINDJES , DHE SE RILINASIT NE ÇDO MOMENT E GJEJNE NJE ALFRED ALIZOTI ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *