• |
ide | kryesore

«Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung»: Pranimi i Serbisë i bën dëm BE-së

Lajme



Serbia është goditur fort nga gazeta prestigjoze gjermane «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» e cila i ka kushtuar një shkrim të gjatë takimit të së hënës ku kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do t’i presin udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit (Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë).
Po në prag të takimit jo formal të liderve Ballkanikë

Sipas «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» megjithëse ekonomikisht Serbia mbahet mirë, investitorët e huaj janë të kënaqur, buxheti është solid – dhe ndoshta Volksëagen së shpejti do të hapë një fabrikë të madhe në Serbi, ajo nuk është kandidat i përshtatshëm për t’u integruar në BE. Shumica e popullit serb prej vitesh deklarohet indiferent apo refuzuese ndaj BE-së. Ndërsa 84 për qind e njerëzve në Kosovë mbështesin BE-në, 83 për qind në Shqipëri dhe 59 për qind në Maqedoninë e Veriut, në Serbi janë vetëm 29 për qind.

Ndërsa Vuçiq thotë se dëshiron ta anëtarësojnë vendin në BE, në mediat besnike ndaj tij çdo ditë zhvillohet fushatë
sistematike kundër Europës. Si shembull «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung» përmend televizionin «Pink», dhe gazetën agresive bulevardeske «Informer». Të dyja këto media janë elemente përcaktuese të sundimit të Vuçiqit. Redaksitë e tyre furnizohen nga administratat tatimore, policia dhe shërbimet sekrete me material mbi gazetarët kritikë dhe opozitarët.
Pasojnë fushata disajavore kundër viktimave. Shpesh materiali është i rremë, por mjafton për dëmtimin e viktimave.
Kur u dogj Notre-Dame «Informer» shkroi me ton triumfalist se ky është ndëshkim nga zoti për shkak se Franca e ka pranuar Kosovën. Nëse i besoni kësaj gazete, atëherë BE është një shoqatë e miqve të shqiptarëve dhe lobit të homoseksualëve. Dhe synimi i tyre na qenkësh islamizimi i Europës. Po të mos e mbronin Serbinë Vuçiqi dhe Vladimir Putini, Serbia do të merrte fund, shkruan «Informer». Kjo gazetë në të vërtetë kërkon që Serbia të anëtarësohet në Federatën Ruse, jo në BE. Vuçiq e quan mik personale shefin e «Informer». Si është e mundur kjo? – pyet «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung».

Njerëz të afërt me Vuçiqin thonë se duhet justifikuar për këtë, sepse në Serbi ekziston një valë e madhe proruse dhe antiperëndimore, andaj nëse Vuçiqi nuk do ushqente këtë atmosferë, atëherë këtë do ta bënte dikush tjetër dhe kjo nuk do të ishte në interes të Europës. «Po të ishte i vërtetë ky përshkrim, atëherë natyrisht do të ishte argument vendimtar kundër anëtarësimit të Serbisë në BE. Përse t’i
dhurojë BE pjesmarrje politike një shteti në të cilin urrejtja kundër BE-së është instrument për sigurimin e pushtetit?

Kush dëshiron ta pranojë Serbinë në BE, duhet ta di se me të do të hynte një Hungari tjetër në
BE. Një shtet në të cilin me urrejtje ndaj BE-së fitohen edhe zgjedhje. Një anëtar i tillë do të dobësonte BE-në. Prandaj duhet thënë: Serbia është pjesë e Europës, por nuk e ka vendin në Bashkimin Europian. Së paku jo sot dhe jo nesër», përfundon «Frankfurter Allgemeine
Sonntagszeitung».

Sipas Dialogplus.ch



1 Comment

  1. Si zakonisht dhe disa te paverteta…. serbia eshte vend ku shteti eshte shtet jo vend hale si shqiperia . Serbia eshte agresore ndaj BE dhe ky eshte minusi i madh. Por qe ska asnje mundesi pervec BE.
    Sa per hungarine, humgaria eshte qendra e europes dhe ka po aq kulture dhe jane po aq europiane mos me shume sesa merkel nga gjermania lindore. Keshtu gazeta e ka pak me inat me hungarine.
    Sa per shqiperine , turp me te madh ska , vend i financuar nga droga . Jemi bere kolumbi e europes. Fale Rames dhe Tahirit. Faktikisht Rama eshte edhe minister i jashtem -Caka eshte askushi- edhe minister i brendshem, lleshi edhe deklaratat ia ben drejtori i policise raporton direkt tek rama.
    Vetem enver i hoxha ne 1945 ka qene kryeminister , minister i brendshem e i jashtem njeherazi. Plus udheheqesi i partise.

    Psikopat i rrezikshem per vendin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *